Një situatë alarmante ka ndodhur në Long Island, ku policia ka zbuluar eksplozivë në një makinë pranë zonës ku do të mbahet një tubim elektoral i ish-presidentit Donald Trump. Ky incident përbën një tjetër kërcënim për jetën e tij, pas dy tentativave të mëparshme për vrasje që ai ka përjetuar.
Sipas raportimeve, autoritetet gjetën eksplozivë në automjetin e braktisur, ndërsa shoferi u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Dëshmitarët kanë treguar se e panë atë duke vrapuar, por nuk arritën të identifikonin nëse kishte ndonjë mjet të rrezikshëm me vete.
Mijëra mbështetës të Trump pritet të mblidhen në Nassau Coliseum për këtë tubim, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në zonë. Policia po punon për të hetuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve.