Ditën e sotme do të startojë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Inciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A-5).
Konferenca do të bashkëkryesohet nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH gjeneralmajor Arben Kingji, komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, njëherazi Komandant i Forcave amerikane në Europë, gjeneral Christopher G. Cavoli.
Fokusi do të jenë zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë, rritja e shpenzimeve të mbrojtjes mbi pragun 2% e Produktit të Brendshëm Bruto si një mënyrë për të përmbushur objektivat e kapaciteteve të Aleancës dhe objektivat e planifikimit dhe rishikimit të NATO-s për vendet partnere.
Gjithashtu në punimet e ditës së sotme marrin pjesë vendet nënshkruese të A-5; SHBA, Shqipëri, Bosnje-Herzegovinë, Kroaci, Mal i Zi dhe Maqedonia e Veriut ndërsa në statusin e vëzhguesit janë të pranishëm edhe përfaqësues nga Kosova dhe Sllovenia, komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO në Napoli, Itali, si dhe adjutantët e përgjithshëm nga shtetet përkatëse të Programit të Partneritetit të Gardave Kombëtare të SHBA (Neë Jersey, Maryland, Minnesota, Vermont, Maine), shtetet e Programit të Partneritetit Shtetëror Vëzhgues (Ohio, Colorado, Iowa).