Ditën e sotme ka nisur konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të Iniciativës SHBA–Karta e Adriatikut (A-5).
Fokusi i kësaj konference janë zhvillimet dhe dinamikat në mjedisin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu po merr pjesë në këtë konferencë dhe shprehet se siguria nuk njeh kufi. ai thotë që duke forcuar ndërveprimin do të rrisim kapacitet e mbrojtjes dhe bëjmë që vendet tona të përgjigjen më shpejt në rste agresioni.
“E rëndësishme të mos biem pre e ndërhyrjeve të palëve të treta që duan të na përçajnë, e duhet t’i përgjigjemi me një front të përbashkët. Historia nuk ka qenë bujare me rajonin tonë, por nuk duhet të mbetemi peng të së shkuarës. Kosova e ka vendin në këtë tavolinë. Në një botë që ndërlidhet më shumë është e domosdoshme të punojmë bashkë. NATO dhe BE qëndrojnë si forca të pakrahasueshme”, shprehet Vëngu.