Në një vendim të shpallur sot nga kryeministri Edi Rama, Ilva Gjuzi, e reja socialiste e cila i ka dhënë merita të mëdha liderit të PS-së, është emëruar zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit.
Gjuzi, që ka studiuar Arkitekturë në Kembrixh, shprehu dëshirën e saj për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe vlerësoi Ramën si një lider i përsosur.
“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha Gjuzi.
Emërimi i saj erdhi pas prezantimit në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialiste, ku u bë nënkryetare e asamblesë.