Ish deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani u nda papritur nga jeta në moshën 44-vjeçare. Në lidhje me lajmin e hidhur ka reaguar edhe presidenti i Partisë së Lirë Ilir Meta.
Meta shpreh ngushëllimet bashkëshortes Edlira dhe dy vajzave të Bogdanit, si dhe të afërmeve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani. Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes”, shkruan Meta.
Ai thotë që i paharruar do të jetë kujtimi i Gerti Bogdanit.