-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja e tij Edlira Çepani

Kryesoret

Edlira Çepani, bashkëshortja e ish-deputetit Gerti Bogdani, ka shpërndarë lajmin e hidhur për humbjen e tij të papritur.

Ajo njoftoi se homazhet do të mbahen më 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit, nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet më pas në varrezat e Sharrës.

Bogdani, i cili dyshohet se vdiq nga një arrest kardiak, u ndje keq ndërsa ishte duke pirë kafe me miqtë dhe humbi ndjenjat në tualet. Ai u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Reagimi i plotë

Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurinë tende për jetën, per këshillën e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim!

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit