Ditën e sotme në mënyrë të papritur u nda nga jeta ish deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani.
Deputeti Euroatlantikë Lulzim Basha thotë se është i tronditur nga largimi i parakohshëm nga jeta i mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, si shpreh ngushëllimet për familjen për Gerti Bogdanit.
“Një shpirt i lirë dhe i përkushtuar ndaj të tjerëve, një politikan i talentuar dhe me vlera, Gerti shërbeu me pasion dhe integritet në funksionet e tij publike, duke nderuar Partinë Demokratike me përfaqësimin dinjitoz brenda dhe jashtë vendit. Në këtë ditë zie, kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, demokratët kujtojnë me respektin më të madh modelin e intelektualit konsensual dhe njërin nga përfaqësuesit e tyre më të përkushtuar, dhe unë një mik të paharrueshëm. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha.