-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç akuzon qeverinë e Kosovës për dëbimin e serbëve: Njerëz me ideologji enverhoxhiste

Kryesoret

Aleksandër Vuçiç ka akuzuar qeverinë e Kosovës, pa e përmendur emrin e kryeministrit Albin Kurti, duke e cilësuar atë si marksist dhe enverhoxhist.

Në një intervistë, Vuçiç pretendoi se Prishtina po përpiqet të fajësojë Beogradin për situatën në terren dhe se qëllimi i saj është dëbimi i serbëve nga Kosova.

Ata u përpoqën të përdorin truke për të fajësuar në çdo mënyrë Beogradin për çdo të keqe që ndodh në fushë. Kemi të bëjmë me njerëz enverhoxhistë, ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste. Ata nuk duan një bisedë sepse pretendojnë se janë një shtet sovran. Sigurisht që ideologjia e tyre ka qëllimet e veta dhe e para është dëbimi i serbëve dhe shkatërrimi i popullit serb në Kosovë. Do të shohim nëse KFOR-i do ta mbajë fjalën që na dhanë se nuk do të ketë hapje të asaj ure pa marrëveshje me serbët”, tha Vuçiç, citon A2.

Ai shprehu dyshime mbi bisedimet reale mes Beogradit dhe Prishtinës, duke paralajmëruar se do të diskutohet gjithashtu për problemet me Kosovën në drekën e organizuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Sigurisht që do të jetë një takim i rëndësishëm ku do të diskutohet Agjenda e Rritjes, reformat e nevojshme në rrugën drejt një tregu të vetëm evropian, që do të thotë një treg i vetëm ballkanik para kësaj. Vetëkuptohet se do të diskutohet për problemet dhe gjithçka tjetër, por besoj se do të jetë një takim i rëndësishëm në të cilin Presidenti i Komisionit Evropian do të na tregojë se Marta Kos do të udhëheqë pjesën e KE-së përgjegjëse për zgjerimin dhe BE-në”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit