Presidenti Bajram Begaj pranoi sot letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës Çeke, rezident në Shqipëri Pavel Vacek. Gjithashtu priti ambasadoren e Hungarisë Martina Kasnyik.
Në takim Begaj nxiti rëndësinë e bashkëpunimit dhe vlerësimin për mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke drejt perspektivës së Shqipërisë në BE.
Ndërsa gjatë takimit me ambasadoren e Hungarisë, Begaj vlerësoi bashkëpunimin politik, ekonomik midis dy vendeve, si dhe integrimin evropian të Shqipërisë.
“Shqipëria dhe Hungaria janë partnerë të rëndësishëm në NATO. Ne i jemi mirënjohës Hungarisë si vendi i parë që ratifikoi Protokollin e Aderimit të Shqipërisë në NATO”, u shpreh Presidenti Begaj.