Presidenti Bajram Begaj ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani. Ai u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.
Në deklaratë për mediat, Begaj u shpreh se Gerti Bogdani ishte një njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike.
“Një njeri me vlerë të jashtëzakonshme morale dhe politike. Ishte një njeri i cili pati një jetë të mbushur aktive qoftë publike, qoftë politike. Ngushëllime familjes”, u shpreh Presidenti.