Admir Tutaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, ekstradohet nga Kolumbia. Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “trafikimi i armëve dhe municionit”, “Forma të veçanta bashkëpunimi Organizatat Kriminale” dhe“ Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale”.
Në vitin 2023, policia gjatë një operacioni Admir Tutaj i gjeti një arsenal armësh në pikën e kalimit kufitar të Portit të Durrësit. Në makinën e tij tip “Benz” u gjetën dhe u sekuestruan një arsenal armësh të fshehura në një tavolinë druri, si 6 armë zjarri pistoletë “GLOCK” me numra serie të fshira, një armë zjarri pistoletë “HERSTAL” me nr. . 1534 P.1 arme “BROWNING” me nr. 2205, 4.., një sasi e konsiderueshme municioni dhe aksesorësh për armë të lehta.
Nga hetimet Admir Tutaj në bashkëpunim me disa persona të tjerë kishin siguruar armë në tregun e zi dhe organizuan trafikimin e tyre drejt Britanisë së Madhe.