Policia gjermane në Kraneburg-Wyler ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar pasi në makinën e tij me qira janë gjetur 3 kg e 20 gramë lëndë narkotike të fortë kristal meth.
Lënda narkotike u gjet pas sendiljes së pasagjerit dhe asaj të shoferit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, e cila kishte një vlerë mbi 200 mijë euro.
Ndërkohë shqiptari ndodhet në paraburgim me vendim gjykate.