-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri Hoxha reagon për skandalin në Kukës: Lufta kundër paligjshmërisë vazhdon

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar pas operacionit “Targa e Huaj”, ku 22 punonjës dhe ish-punonjës të Policisë Rrugore në Kukës u vunë para përgjegjësisë për vjedhje.

Ai theksoi se falë hetimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, u arrit të ndëshkohen ata që abuzuan me gjobat ndaj makinave me targa të huaja.

Falë një hetimi profesional të Agjencia e Mbikeqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.

Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.

Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të #SHQIPËRISË2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje”, thuhet ne reagimin e ministrit.

Skandali në Komisariatin e Kukësit, ja kush janë policët e arrestuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit