-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Serbia vazhdon agresionin nën melodinë e Putinit, Polonia mbështet sigurinë tonë

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite në Poloni, theksoi rrezikun që Serbia përfaqëson për rajonin, duke përmendur lidhjet e forta të Aleksandar Vuçiçit me Rusinë.

“Kur liderët e Serbisë s’do të glorifikojnë kriminelët, i gjithë rajoni do të lëviz përpara integrimit Euro-Atlantik. Serbia asnjëherë s’ka hequr dorë nga trashëgimia e Millosheviqit”, ka thënë presidentja Osmani.

Osmani gjithashtu shprehu mirënjohje për ushtarët polakë që shërbejnë në Kosovë si pjesë e KFOR-it, duke thënë se ata ndihmojnë në ruajtjen e kufijve të Kosovës nga sulmet e mundshme serbe.

Ajo nënvizoi se, që nga viti 1999, forcat polake kanë kontribuar për sigurinë e vendit dhe për avancimin drejt integrimit në strukturat euro-atlantike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit