-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Presim të shohim përparim në dialogun Kosovë-Serbi

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërguan edhe një tjetër sinjal për qeverinë e Kosovës. Zv/ ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof deklaroi gjatë një interviste se Shtetet e Bashkuara duan të thellojnë bashkëpunimin me Serbinë dhe se Uashingtoni dëshiron të shohë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Qytetarët e Serbisë janë skeptikë për shkak të qasjes së mëparshme të SHBA-së. Ne duam të thellojmë bashkëpunimin me Serbinë, në Ballkanin Perëndimor dhe në zonën euroatlantike. Në Ballkanin Perëndimor ka aleanca që SHBA-ja i mbështet dhe Serbia i udhëheq ato”, tha ai.

Si një nga sfidat në periudhën e ardhshme, Kasanofi përmendi dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne duam të shohim përparim atje. SHBA-ja dëshiron të bashkëpunojë me Kosovën dhe Serbinë për të parë se si mund të bëhet përparim që do të kontribuojë edhe në rajon.

Ekzistojnë dy lloje perspektivash për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe SHBA-së. Njëra bazohet në narrativë dhe tjetra në fakte”, thekson mes të tjerash ai, raporton “Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit