Një konflikt për çështje pronash në Konispol ka përfunduar me të shtëna me armë, sipas njoftimit të Policisë së Vlorës.
Procedimi penal është nisur ndaj tre personave: R. I. (23 vjeç), M. I. (42 vjeçe), dhe B. H. (38 vjeç), të gjithë banues në këtë zonë.
Gjatë përplasjeve, R. I. dhe M. I. dyshohet se goditën me grushte Th. H., ndërsa B. H. qëlloi në ajër me armë gjahu, të cilën e kishte me leje.
Materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.