Në datën 26 Shtator gjykata e Apelit do të japë vendimin për Ervin Salianjin për kallëzim të rremë në lidhje me denoncimin që Albert Veliu bëri për Agron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafajn.
Salianji deklaroi se nuk tërhiqet nga denoncimi pasi përgjimi i Agron Xhafajt është i vërtetë. Sipas Salianjit, prokuroria nuk ka prova se ai i ka dhënë 200 mijë euro Albert Veliut.
“Cili është krimi që kam bërë unë? Denoncova një trafikant droge që shkoi në burg. E çoi i vëllai i tij. E dëgjuar si më thanë sot? I ke dëmtuar karrierën” u shpreh Salianji.
Gjatë fjalës së tij në gjykatë, deputeti demokrat ka deklaruar se nuk ka asnjë njohje me Fredi Alizotin dhe Albert Veliun (Babalja).
‘Babale’ në Apel/ Salianji: Ja të gjithë emrat e implikuar me fakte dhe dokumente