-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonci: Ka rrezik që Banjska të përsëritet në Kosovë

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaroi se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund ta përsërisin sulmin terrorist në Kosovë, me synime politike si ai i Banjskës së vitit të kaluar.

Maqedonci ka theksuar se kjo mund të ndodhë për faktin se grupet terroriste në krye me Milan Radoiçiqin, që kryen sulmin terrorist në Kosovë, enden të lirë dhe trajnohen e zhvillojnë aktivitete në Serbi. Megjithatë sipas Maqedoncit, tani janë krijuar disa kushte që kjo të mos ndodhë.

“Duke pasur parasysh që pas sulmit të 24 shtatorit pjesa më e madhe e grupit që drejtohej nga Radoiçiç janë larguar për në Serbi, normalisht rreziku brenda territorit tonë është zvogëluar.

Por gjithmonë mbetet rrezik mundësia që grupe si grupi Radoiçiç, dhe vetë grupi Radoiçiç të zhvilloj ndonjë aktivitet të ngjashëm terrorist me synime politike, gjithmonë i mbështetur nga strukturat në Serbi.

Përderisa grupi i Radoiçiçit dhe grupet tjera kriminale dhe terroriste qarkullojnë të lira në Serbia, për më tepër trajnohen dhe zhvillojnë aktivitetet atje, vlerësojmë që prapë mund të ketë rreziqe të ngjashëm”, ka deklaruat ministri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit