-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë tek dyert e ‘Ekonomisë’/ Qori: Si po tallet Rama me pensionistët

Kryesoret

Ditën e sotme aktivistët e Lëvizjes BASHKË të drejtuar nga Arlind Qori iu bashkuan përfaqësuesve të pensionistëve dhe minatorëve për të denoncuar sipas tyre talljen qeveritare me indeksimin e fundit të pensioneve, që është në masën 4.1%.

Përpara Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pensionistët dhe aktivistët e Lëvizjes BASHKË shprehën indinjatën e tyre dhe vendosën në dyert e saj qindarkat me të cilat po i nëpërkëmb qeveria.

“11 deri në 23 lekë në ditë është rritja për shumicën dërrmuese të pensionistëve, të cilët ende sot marrin pensione shumë më të ulëta se minimumi jetik, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet e fundit në Evropë për nivelin e pensioneve.

Qeveria e Edi Ramës nuk mund t’i rrisë dot pensionet.

Nuk mundet edhe të vjedhësh popullin, edhe të rritësh pensionet.

Nuk mundet edhe të mbushësh çdo vit llogaritë bankare të oligarkëve me qindra miliona dollarë, edhe të rritësh pensionet.

Nuk mundet edhe të kesh ortakë evazorët e mëdhenj fiskalë, edhe të rritësh pensionet.

Nuk mundet edhe të krenohesh me mungesën e sindikatave dhe punën në të zezë, edhe të rritësh pensionet.

I ftojmë të gjithë pensionistët t’i bashkohen aksionit tonë politik për të kërkuar pensione të dinjitetshme” tha Qori.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit