Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e deklarimit të pagave të plota gjatë vizitës në një shkollë profesionale në Elbasan.
Ai theksoi se bashkëpunimi i bizneseve është i domosdoshëm për të luftuar informalitetin dhe për të garantuar pensionet e ardhshme. Rama e cilësoi si të papranueshme praktiken e pagave të ulëta, duke e lidhur këtë me sigurimet shoqërore.
Ai shtoi se rritja e pensioneve varet nga kontributet e sotme dhe theksoi nevojën për vetëdije rreth rëndësisë së pagave të plota. Gjithashtu, Rama premtoi rritje të mëtejshme për pagat e mësuesve, duke e lidhur këtë me rritjen ekonomike dhe mundësitë e zgjeruara për të gjithë.
Ky është thelbi sepse ai i sigurimeve shoqërore aty që secili e paguan për pensionin e vet kur të dalë në pension dhe që shumëkujt i duket si një gjë që nuk do të ndodhë kurrë, se “deri sa të dal unë unë pension, punë e madhe fort’’, në fakt është pjesa që shkon në arkën e sigurimeve shoqërore dhe përdoret për të paguar pensionet e gjyshërve, siç kur t’i vijë radha atyre që paguajnë sot sigurimet që të jenë pensionistë, do të jenë të tjerët që do të paguajnë për ta dhe në këtë pikë duhet me pas shumë më tepër vetëdije dhe duhet me vënë barrikadën aty që çfarë më jep, të lutem shumë shënojë këtu edhe unë dua pagën të plotë, të pastër me sigurime shoqërore brenda, dhe shëndetësore se ndryshe pastaj është e kotë të themi, rriteni pensionin e gjyshes, rritni pensionin e gjyshit sepse rritja e pensionit të gjyshes dhe gjyshit lidhet në radhë të parë me sa të gjithë bashkë”, tha ai.