-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia mbështet masat e Vuçiçit për Kosovën

Kryesoret

Serbia ka marrë mbështetje nga Rusia për masat e fundit të presidentit Aleksandar Vuçiç lidhur me Kosovën.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e cilësoi iniciativën e Vuçiç si “hapi i vetëm i mundshëm” për Beogradin.

Brukseli dhe Uashingtoni sipas saj nuk mund të veprojnë si “ndërmjetësues të ndershëm” në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

“Duke qenë se SHBA-të nuk janë në gjendje të luajnë rolin e një ndërmjetësi të ndershëm, duke siguruar përmbushjen e marrëveshjeve kryesore nga Brukseli, ato ashtu siç e krijuan atë kuazi komunitet, po i nënshtrohen atij, duke mos lënë asnjë shans për një përfundim të drejtë të situatës. E gjithë kjo është në dëm të paqes dhe stabilitetit”, deklaroi Zakharova.

Ajo theksoi se Rusia mbështet plotësisht kërkesat e presidentit serb dhe rikthimin e forcave serbe në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së.

“Iniciativa e presidentit Vuçiç sugjeron se ky është hapi i vetëm i mundshëm që Beogradi sheh tani. Ne mbështesim plotësisht kërkesat e parashtruara, mirëpresim synimin për të riparaqitur një kërkesë për kthimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Zakharova

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit