Mesditën e sotme në Gjykatën e Apelit të Tiranës u paraqit i shoqëruar me një pjesë të deputetëve të grupit të PD-së, Ervin Salianji për dosjen “Babale”. Seancat për vendimin janë shtyrë disa herë. Salianji ka ankimuar vendimin e 2019 të Shkallës së Parë që e dënoi atë me një vit burg për çështjen “Babale”.
Gjatë seancës në Apel, Salianji u shpreh se denoncimet që ka bërë për Geron Xhafën kanë dalë. “Ishte i dënuar në Itali për drogë dhe ishte i lirë në Shqipëri dhe kishte vëllain ministër të brendshëm.
Ne nxorëm dokumentin dhe e denoncuam, por s’pati asnjë reagim. Pasi ai lëvizi i lirë për 8 vite pas denoncimit, ai u vetëdorëzua në Romë për të vuajtur dënimin.
E çuan qëllimisht në Itali, Agron apo Geron Xhafajn që të mos merrej zëri origjinal i tij. Zëri i tij u dorëzua me një USB nga avokati. Me Fredi Alizotin dhe Albert Veliun (Babalja) nuk kam asnjë njohje” tha ai.