-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Pres pafajësinë! Do ta çojmë Fatmir Xhafajn në SPAK

Kryesoret

Gjykata e Apelit shtyu për në 26 Shtator vendimin për deputetin e PD-së Ervin Salianji. Demokrati tha se pret pafajësi për dosjen Babale, por paralajmëroi se këtë çështje dhe atë të mosfillimit të hetimit pasuror për ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj do ta dërgojë në SPAK.

“Unë nuk kam frikë nga asgjë përveç zotit, frikën nuk e njoh. Unë jam për interes të publikut duke bërë denoncime dhe jo për interesa personale, dhe së treti përdorimi politik, keni parë ndonjë politikan që të jetë në gjykata të zakonshme. Unë nuk jam në SPAK sot

Prokurori në këtë rast mban qëndrimin e prokurorit të mëparshëm. Kërkohet ti mbyllet goja funksionarëve të opozitës për shkak të denoncimit. Cili është  krimi që kam bërë unë ? Kam denoncuar një trafikant droge që ditën që e kam denoncuar unë shkoi dhe hyri në burg me këmbët e veta.

Do të depozitojmë kallëzim në SPAK për këtë çështje, për gjyqtarin e kësaj çështjeje, për Fatmir Xhafajn, sepse vëllai i vet është dënuar për trafik droge dhe ai nuk po hetohet për pasurinë nga ligji antimafia. Ky proces është mbajtur zvarrë, sepse kështu kanë dashur. Edhe sot duhet të ishte marrë vendim” tha ai.

Babale vendoset në 26 Shtator, Apeli shtyn vendimin për Salianjin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit