Tritol në Shkodër. Një sasi eksplozivi është hedhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në portën e jashtme të banesës në Postribë. Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Në pyetje është marrë pronari i shtëpisë për konfliktet e mundshme.
“Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve” njofton policia.