Një shqiptar është dënuar me 6 vite burg për tentativë grabitjeje të vilës së futbollistit Angel Di Maria në Torino, ngjarje e ndodhur më 6 Tetor 2022. Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 12 vitesh, por gjykata e reduktoi dënimin.
I akuzuari, me precedentë penalë, nuk tregoi për bashkëpunëtorët e tij, të cilët ende janë në arrati. Ngjarja ndodhi kur Di Maria dhe shoku i tij, Dushan Vlahovic, ishin duke kaluar kohë në kodrat e Gran Madre. Pas ndjekjes nga policia, shqiptari u arrestua, ndërsa bashkëpunëtorët nuk u identifikuan kurrë.
Ai u akuzua për 14 vepra penale, duke përfshirë një tjetër grabitje, dhe shpëtoi nga disa akuza më të rënda, përfshirë ato për përdorimin e armës.