-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptari nga Kosova hapi ‘Kutinë e Pandorës’! Si i gjobitën 22 policë të huajt?

Kryesoret

Dalin në dritë detaje të reja lidhur me dosjen e 22 efektivëve të policisë së Kukësit dhe të Lezhës që krijuan me qëllim skemën e zhvatjen e parave nga të huajt që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor.

Ishte një shqiptar i Kosovës ai që vendosi në lëvizje AMP-në për gjobën që e kishte paguar, të cilën policët e kishin shënuar në procesverbal.

Por nga ana tjetër, ka rezultuar se efektivët i kishin përvetësuar paratë, duke mos i dorëzuar te financa. Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë Lekë të vjetra.

Një prej efektivëve kryesorë, i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i Seksionit të Qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj. AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale.

Sjellim në vëmendje se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi ditën e djeshme se ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Kukësit që ka caktuar masa sigurie për 22 punonjës policie, të dyshuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim detyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit