-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Studentët e mjekësisë 3 vite punë me detyrim/ Çfarë ndodh tani?

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje ligjin e ri për studentët e mjekësisë me 74 vota pro, 0 kundër, dhe 1 abstenim. Me futjen në fuqi të këtij ligji studentët e mjekësisë mund të lidhin një kontratë që i detyron që të punojnë në Shqipëri për të paktën 3 vite pas diplomimit, ose në të kundërt duhet të paguajnë të plotë tarifën e studimit.

Me ligjin e ri studentët e vitit të parë duhet të punojnë 3 vite pas diplomimit, studentët e vitit të dytë e deri në atë të katërt, në 2 vite dhe për studentët e vitit të pestë e të gjashtë një vit.

Studentët që firmosin kontratën duhet të ofrojnë shërbim të detyrueshëm për këto vite dhe diploma u jepet pasi mbarojnë këto vite punësimi të detyrueshëm. Mjekët që licencohen kanë prioritet të punësohen në institucionet shëndetësore publike brenda harkut 3 mujor.

Nëse kjo nuk ndodh në bazë të nevojave që ka sistemi këta mjekë mund të paguhen me 80 % të pagës së mjekut të thjeshtë ose të punësohen në institucionet shëndetësore jopublike.

Nëse punësimi nuk realizohet brenda 3 muajve nga Ministria përgjegjëse për Shëndetësinë për arsye objektive dhe për shkaqe që nuk varen nga mjeku, ai ka të drejtën e punësimit në institucionet shëndetësore jopublike.

Studentët pas fitores së betejës së parë në Kushtetuese kanë paralajmëruar se rezistenca do të vazhdojë. Qeveria argumenton ligjin me largimet e shumta nga vendi në vitet e fundit drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit