Një aksident i trefishtë ndodhi në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës, ku u përfshinë tre automjete: një Fiat, një Toyota dhe një Volkswagen.
Nga përplasja, automjetet u shkatërruan plotësisht në pjesën përpara. Katër persona, përfshirë një shtetas turk, u dërguan në spital me dëmtime të lehta.
Policia po heton rrethanat e aksidentit.