Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gramsh, ku një 70-vjeçar, Sejdin Hysa, është gjetur i mbytur pranë lumit në fshatin Bersnik.
Ai kishte shkuar për të prerë dru dhe humbi kontaktet me familjarët që nga dje pasdite. Pas njoftimit të familjarëve, policia dhe forcat zjarrfikëse filluan kërkimet, duke gjetur trupin e tij në mëngjes.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, pasi nuk ka pasur reshje shiu në zonë. Policia po heton për të zbardhur shkakun e mbytjes.