Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Gaza ka njoftuar se sulmet raketore izraelite kanë rezultuar në vdekjen e të paktën 17 palestinezëve, mes të cilëve tetë fëmijë. Më shumë se 30 persona janë plagosur, dhe fati i disa të tjerëve mbetet i paqartë.
Sipas zëdhënësit të Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal, sulmi u fokusua në shkollën Al-Zaytoun, e cila strehonte mijëra të zhvendosur nga lagjja përkatëse. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit e përshkruan sulmin si një operacion të saktë kundër një qendre komandimi të Hamasit, duke thënë se kishin marrë masa për të minimizuar dëmet ndaj civilëve.
Që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor të vitit të kaluar, më shumë se 40 mijë palestinezë dhe 1200 izraelitë kanë humbur jetën.