-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pesë persona dërgohen në Gjykatë nga SPAK për trafikim narkotikësh në Evropë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për çështjen penale nr. 49, vitin 2023, dhe ka kërkuar dërgimin në gjykim të pesë personave, të akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike, përkatësisht kokainës dhe kanabisit, në Suedi dhe Danimarkë.

Të pandehurit janë:

Klajdi Dervishi (alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti)
Arteid Musallari
Eltion Dani
Nikolin Noku (alias Nikolin Martini)
Zamir Hoxha

Të gjithë ata akuzohen për veprat penale të organizatës kriminale dhe trafikimit të lëndëve narkotike, veprimtari që dyshohet se është realizuar në bashkëpunim me një grup të strukturuar kriminal.

Hetimet kanë treguar se, gjatë viteve 2018-2019, grupi i strukturuar kriminal, i drejtuar nga Jetmir Kastrati, ka operuar kryesisht në Danimarkë dhe Suedi, duke përfshirë gjithashtu Holandën dhe Belgjikën. Anëtarët e grupit janë arrestuar dhe dënuar në Danimarkë për aktivitetin e tyre kriminal.

SPAK vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së këtij grupi dhe për ndihmësit e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit