Mbrëmjen e sotme derbi mes Partizanit dhe Tiranës, ka nisur me një nderim special, për ish-deputetin e ndjerë, Gerti Bogdani. Ai humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak.
Bogdani ishte një tifoz besnik i bardhebluve, ndaj edhe klubi i Tiranës vendosi që para sfidës ndaj Partizanit, të nderonte deputetin e ndjerë. Në një pjesë të stadiumit u vendosën lule pranë fotos së Bogdanit.