-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tregtarët protestojnë në Belsh, Salianji: PS vjedh duke abuzuar me investime

Kryesoret

Deputeti Ervin Salianji ka shprehur mbështetje për protestat e tregtarëve në Belsh, të cilët janë larguar nga tregu i tyre tradicional pas 32 vitesh.

Ai theksoi se do të qëndrojnë pranë qytetarëve, të cilët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave, duke bllokuar rrugët si formë presioni për zgjidhjen e problemit.

Salianji e akuzoi qeverinë për favore klienteliste dhe abuzime me investimet, duke theksuar se ky vendim ka prekur drejtpërdrejt jetën e tregtarëve dhe fermerëve në zonë.

”Belsh, në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime dhe bllokim të përkohshëm të rrugës si paralajmërim për përshkallëzim nëse problemi nuk zgjidhet!

Pasi mori votën duke i konsideruar “të xhepat”, qeveria vendos t’i vërë flakën në rrugë qindra tregtarëve të vegjël dhe fermerëve në Belsh, duke i përzënë me forcë nga tregu i tyre tradicional ku ushtrojnë aktivitetin prej 32 vitesh.

Përmes një vendimi klientelist ata kanë zgjedhur të përdorin paratë duke investuar në një zonë të zbrazët për të fuqizuar dy sipërmarrësit e tyre për shkak të lidhjeve klienteliste politike. Si në çdo rast PS vjedh duke abuzuar me një investim të panevojshëm dhe fuqizon dy biznese të lidhura me qeverinë në gjysmën e tregut të ri!

Dua të bëj të qartë se ne do të qëndrojmë me banorët që përshkallëzojnë protestat e tyre legjitime dhe revoltën për t’ju ndaluar të shisni produkte organike të zonës’‘, shkruan Salianji.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit