-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Derbi pa gola, Shkëmbi: Sulmuesit në 30 metrat e fundit kishin një ngërç

Kryesoret

Tirana dhe Partizani u ndalën në një barazim pa gola mbrëmë në derbi. Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi u shpreh se skuadra e tij zhvilloi një ndeshje të mirë ndërsa në lidhje me barazimin e 6-të radhazi u shpreh i frustruar por sipas tij kjo mund të jetë edhe pozitive.

“Nuk i përgjigjem më pyetjes për ardhjen e fitores. Komplimentoj çunat, bënë ndeshje mjaft të mirë, derbi i parë për shumicën, mendoj se ishim superiorë. Nuk shikoj ngërç te sulmuesit. Sot është normale edhe po mos shënosh. Jam i kënaqur me sulmuesit, edhe pse mund të kishin bërë diçka më shumë.

Shpejtësia e futbollistëve të Partizanit, mund të na vinte në vështirësi. Kur mund të kishim mundësi duhet ta bënim. Por për meritë edhe të kundërshtarit nuk e bëmë dot. Deri para kësaj ndeshje mendoj që kemi bërë mirë. Sot ishte dhe pak rëndesë psikologjie. Sulmuesit në 30 metrat e fundit kishin një ngërç.

Nuk jam tip që emocionohem shumë, ishte diçka ndryshe nga ndeshjet e tjera, por isha i qetë. Barazimet s’po më pëlqejnë më, vërtet u bëmë pak si shumë. Kemi parë skuadra që me 10-11 barazime kanë dalë edhe kampionë”, u shpreh Shkëmbi për emisionin “Super Gol”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit