-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga çunat e Dubait te ata të Niklës, emrat që do marrin ‘shtetësinë bektashiane’ dhe ministrat e qeverisë së Baba Edmondit

Kryesoret

Kanë filluar aplikimet e para për shtetësi në shtetin Bekatashian të baba Edmond Sadikaj dhe Edmond Ramës.

Kryesisht kanë prioritet për te marrë shtetësinë në këtë mini shtet, Bektashinjtë nga Lazarati, Nikla, nga Salaria, Hormova, Sevasteri, Xibraka e Elbasanit, Potomi, Gjerbesi, Këlcyra dhe çdo njësi administrative që në këto 11 vite ka ushtruar me sukses bujqësi intesive për kultivimin e bimëve të rralla.

Altini është shpallur non grata nga ky “shtet” si dhëndër ortodoks në Zagori. Para se te njihet nga OKB ky shtet nuk do të drejtohet nga baba Mondi, por nga mama Yri dhe baba MC Gonigal.

Si shef policie do të ketë gjeneral Lisin e guardias që ka marrë si “dhuratë” 10 dynym toke në Vlorë nga disa “çuna” që kanë drejtuar prej vitesh biznesin e hashashit.

Shefin e shërbimit sekret nuk do ta kenë nga Kosova se nuk lejohet te jetë femër por do te jete nga Tripoja Z Agron Neza si ish sigurims “parimor”.

Si shef BKH do te kenë Duçkën meqë ka eksperiencë për ndërmjetësime në dhënie parash në parkime.

Shef shtabi do të jete Rrumbullaku se ka punuar si gardian në burgun Burrel dhe drejtor policie kampioni Gledis Nano se është nga Skrapari dhe është super bektashi.

Koordinatore për drejtësinë, policinë, shërbimet do të jetë Xhafa se ka punuar hetues në Kruje qe është shumicë dërrmuese bektashinj dhe ka plot eksperiencë në këtë fushë.

Prokurori dhe Gjykata nuk do të ketë sepse është shtet paqësor që nuk ka në “kushtetutë” as vepra penale as dënime penale, kështu që hetues Kraja, gjyqtare Dvorani, Sadushi, Panda etj mund te shkojnë vetëm si turistë në këtë “shtet”.

Drejtor i pastrimit të parave do të jetë Elvis Koçi nga Zallbastari meqenëse ka shoqe gjimnazi Klotilda Bushkën dhe “kumbar” Engjëll Agaçin.

Për ministër mbrojtje po diskutohet Majko si Gjirokastrit dhe me eksperiencë në këtë fushë por i prish shumë punë qënia nip nga “fshati” i Peleshit.

Ministër financash, guvernator banke dhe ministër turizmi do të jetë vetë “baba” Ed(mond) Rama se tek leket nuk i beson askujt “babai” sidomos pas asaj që i ndodhi Ahmetajt me lekët qe kishte “investuar” tek një oligark e që më duket se nuk ja njeh më si “ investim”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit