Mesfushori Ylber Ramadani është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.
Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2024 të publikuar nga UEFA, ai cilësohet si një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në finalet e kampionatit Europian.
Ramadani ka një mesatare prej 12.51 kilometra për ndeshje.