-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e pensioneve, Tabaku: Pensionistët me 800 lekë shtesë nuk blejnë dot as gjërat bazë

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar në lidhje me rritjen e pensioneve nga qeveria.

Tabaku shprehet se me 800 lekë të propaganduara nga qeveria, një pensionist mund të blerë një pako oriz, makarona dhe një shishe qumësht, këto tre produkte me çmime më të ulëta në treg.

“Tani, a mund të jetojë një familje me dy pensionistë dhe kosto shëndetësore, kur çmimet mesatarisht janë rritur me 30%, me këtë shtesë prej 800 lekësh në muaj, që mbulon minimalen e produkteve? A mund të mbijetojë një familje që sot varet nga remitancat, nga të ardhurat që vijnë nga jashtë, që janë bërë burimi kryesor i të ardhurave? Po këta 750 mijë pensionistë që prisnin përmbushjen e premtimeve socialiste për rritjen e pensioneve?”, shprehet Tabaku.

Ajo thotë se për herë në parë, pagat dhe pensionet kanë rënie reale , sepse kemi një krizë të buxheteve familjare.

“Kjo krizë vjen nga rritja e çmimeve të produkteve, por gjithashtu është rezultat i rënies së të ardhurave të disponueshme. Kemi tregje pa konkurrencë që nuk kontrollohen dhe minimum të mbrojtjes së konsumatorit, gjë që reflekton krizën e familjeve shqiptare. Këtë sistem duhet ta ndryshojmë. Një sistem ku qeveria u shërben shumicës dhe jo pakicës”, deklaroi Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit