Një shqiptar është arrestuar pasi ka tentuar që të hyjë fshehurazi në Angli nga dera e pasme e një autobusi.
Ai po udhëtonte me një autobus nga Dublini në Belfast, pasi kishte ikur në Republikë me një pasaportë të rreme greke nga Shqipëria.
Sipas mediave të huaja, shqiptari kishte vetëm pak ditë që ishte dëbuar nga Anglia, pasi ishte kapur me drogë. Shqiptari ishte pjesë e një bande që trafikonin drogë.
Ai ishte i dënuar me 20 muaj në një burg britanik për kultivimin e kanabisit dhe ishte ndër ata që u kapën nga zbatuesit e imigracionit të Home Office në një goditje të madhe mbarëkombëtare këtë javë.