Policia e Zvicrës ka arrestuar një shqiptar 49-vjeçar dhe një zviceran 24-vjeçar, të dyshuar për trafik kokaine.
Aksioni u realizua në Kantonin e Ticino, ku gjatë kontrollit në banesën e zviceranit u gjetën 30 gramë kokainë dhe 2520 franga. Dyshimet janë se ata janë pjesë e një klani më të madh kriminal, me hetimet të drejtuara nga prokurori publik, Luca Losa.
Krimet e tyre përfshijnë shkelje të ligjit për narkotikët dhe pastrim parash.