Ushtria izraelite ka kryer një valë të gjerë sulmesh ajrore në jug të Libanit, duke goditur objektivat e Hezbollahut në luginën Beka dhe në kufirin verior me Sirinë.
Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, tha se “do të bëjmë çfarëdo që është e nevojshme” për të siguruar kthimin e banorëve të shpërngulur në veriun e Izraelit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të jugut të Libanit që të largohen nga vendet ku ndodhen forcat e Hezbollahut, të cilat mbajnë armë në shtëpi dhe ndërtesa.
Avionët luftarakë izraelitë kanë bombarduar zona të shumta përgjatë kufirit jugor, ndërsa Hezbollahu është përgjigjur me raketat e tij. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, njoftoi se bombardimet do të vazhdojnë derisa të garantohet siguria e banorëve.
Situata ka intensifikuar tensionet, pasi Hezbollahu është nën trysni të madhe, pas shpërthimeve të pajisjeve të tij të komunikimit, për të cilat akuzon Izraelin.