-sidi education-spot_img
26 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra nga bashkëmoshatari në Durrës, reagimi i babait: Dua drejtësi

Kryesoret

Pas sherrit me thikë mes adoleshentëve në Durrës para disa ditësh dhe vdekjes të papritur të 15 vjeçarit i cili ndërroi jetë në spitalin e QSUT-së, është dhënë një apel nga babai i tij Adem Bobaj.

“Mesa di unë, ishte nisur për punë, s’ka pasur përplasje me asnjë. Sesi ka ndodhur kjo punë, ta zbardhin autoritetet. Unë isha në punë, më ka njoftuar shoku i djalit “hajde se e ke Erionin në gjendje të rëndë”. Në spital e ka dërguar shoku i ngushtë.

Ka shkuar thuajse i vdekur në spital nga hemoragjia. Ka pasur dy plagë në zemër, një në mushkëri dhe në stomak.

I është dhënë ndihma maksimale në spital. Apeli im është të vendoset drejtësi, nuk ka rrugë tjetër”, u shpreh babai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit