-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB miraton “Paktin për të ardhmen”, Guterres: Mundësi historike

Kryesoret

Më 22 shtator, Kombet e Bashkuara miratuan “Paktin për të Ardhmen”, i cili synon të adresojë sfidat globale si konfliktet, ndryshimet klimatike dhe të drejtat e njeriut.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, e cilësoi këtë marrëveshje si një mundësi që vjen një herë në jetë për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Pakti përmban 56 angazhime, duke përfshirë reforma në institucionet financiare ndërkombëtare dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Megjithatë, disa diplomatë e përshkruan dokumentin si të vakët dhe jo revolucionar. Pavarësisht kritikave, ai përfaqëson një hap përpara në mbështetje të multilateralizmit, me fokus në drejtësinë ekonomike dhe të drejtat e njeriut, por që nuk është ligjërisht obligues.

Guterres theksoi se është koha për t’i kthyer fjalët në veprime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit