Sot, më 23 shtator, në Preshevë do të mbahet protesta “Marsho për identitet dhe dinjitet” duke filluar nga ora 13:00. Marshi do të niset nga stadiumi i qytetit dhe do të përfundojë në qendër të qytetit.
Protesta organizohet për të denoncuar diskriminimin dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Serbisë. Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka theksuar nevojën për ndërprerjen e pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave dhe hapjen e institucioneve për shqiptarët.
“Ajo që ne kërkojmë është barazi dhe drejtësi. Ne jemi të bashkuar dhe do të vazhdojmë të kërkojmë të drejtat tona,” ka deklaruar Sinani në një postim në Facebook. Protesta synon gjithashtu zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe përfaqësimin e duhur të shqiptarëve në institucione.