-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëlluan me armë drejt një makine, AMP cakton masat e sigurisë për punonjësit e policisë

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv të Forcave Shqiponja dhe dy të tjerë i ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitje. Gjatë kryerjes së shërbimit, në segmentin Thumanë-Kashar u ndalua një automjet dhe gjatë veprimeve policore kanë qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të tij, duke rrezikuar jetën e dy personave që ndodheshin në mjet.

Efektivi R.B. 34 vjeç iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Falsifikim dokumentash” dhe “Kallëzim i rremë”.

Ndaj Inspektorit Elton Dokollari 46 vjeç, është caktuar masa e sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ndërsa për inspektorin Florian Zeneli 37 vjeç, është caktuar me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit