-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si përhap Rusia lajme të rreme në Ballkan?

Kryesoret

Ishte mesnatë në Teheran dhe ora 22:00 në Beograd më 13 prill, kur do të niste një fushatë masive dezinformuese.

Atëkohë, Irani sapo kishte nisur një nga sulmet e tij më të mëdha me dronë dhe raketa kundër Izraelit, duke i rritur edhe më shumë tensionet në Lindjen e Mesme.

Derisa bota i ndiqte nga afër lajmet, një medium i panjohur në gjuhën serbe filloi të shpërndante artikuj për sulmin iranian me shpejtësi marramendëse – më shumë se 100 çdo orë – edhe pse faktet dhe detajet ishin të pakta dhe vështirë të arritshme.

Pjesa më e madhe e këtyre informacioneve duket se e kishte burimin te kanalet në Telegram në gjuhën ruse, rrjeti RT i financuar nga Kremlini ose media të tjera të drejtuara nga shteti rus.

Një hulumtim prej muajsh i Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë gjeti se e gjitha ishte pjesë e një rrjeti më të gjerë dezinformues pro Kremlinit, i cili përdor automatizimin për të krijuar me shpejtësi qindra artikuj – shpesh të bazuar në përmbajtje nga mediat ruse, të cilat janë të ndaluara nga Bashkimi Evropian (Lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit