Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali në vijim të vizitës në Shkup u takua me z. Ali Ahmet, kryetar i BDI dhe z. Talat Xhaferi, ish kryetar i Kuvendit të RMV dhe ish kryeministër.
Spiropali tha se në këtë takim diskutua mbi rolin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor demokratizimi, integrimi, stabiliteti e paqeje në vend dhe në rajon.
Gjithashtu dhe nevojën për ruajtjen e përfaqësimit të drejtë e propocional të shqiptarëve në shoqërinë dhe institucionet e RMV.
Ndërsa me kryetarin e LSDM-së, z. Venko Felipče, Kryetarja Spiropali diskutoi për marrëdhëniet e shkëlqyera me RMV, partneritetin si anëtarë të NATO-s dhe drejt anëtarësimit në BE, integrimit rajonal dhe përfaqësimin e drejtë dhe proporcional të shqiptarëve në RMV.