Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore në Liban, duke shkaktuar të paktën 100 të vrarë dhe 300 të plagosur, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë.
Sulmet ndodhen pas shkëmbimeve të zjarrit mes ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut. Në mesin e të plagosurve janë gra dhe fëmijë.
Hezbollah ka reaguar duke lansuar raketat në pozita ushtarake izraelite, ndërsa sirenat paralajmëruese janë aktivizuar në veri të Izraelit.