KQZ ka publikuar projektvendimin që do të jetë udhërrëfyesi në lidhje me votën e emigrantëve. Votuesit duhet të regjistrohen online. Sipas këtij pr/vendimi regjistrimi nis 120 ditë para zgjedhjeve dhe mbyllet 68 ditë para zgjedhjeve.
Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim.
Kliko KETU per te lexuar draftin e plote te projektvendimit