-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Me rritjen e Ramës pensionistët marrin vetëm një panine

Kryesoret

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho shprehet se me 25 lekë në ditë që u është bërë rritja, pensionistët marrin vetëm një panine e gjysëm.

Postimi i Xhixhos

Dola sot nëpër marketet e Tiranës për të parë se çfarë mund të blejnë pensionistët me shtesën që qeveria u ka bërë në pensionet e tyre.

750 lekë të reja në muaj i bie 25 lekë të reja në ditë ose 250 leke te vjetra.

Çfarë mund të blesh me kaq lekë? Nëpër markete nuk ka asgjë me këtë çmim!

Në një furrë buke, e vetmja gjë që mund të blesh është lloji më i thjeshtë i panines.

Pra, për 30 ditë, qeveria i jep pensionistit pak me shume se nje panine në ditë. Praktikisht nje kothere!

Indeksimi i pensioneve nuk është në proporcion me inflacionin, por është tallje hapur me pensionistët!

Çmimet janë dyfishuar duke i kthyer në luks për pensionistët perimet, frutat, qumështin e mishin.

Paratë që shkojnë në arkën e shtetit nga rritja e TVSH ndahen me oligarkët, për pensionistët qeveria ka gati vetem kotheren. Edhe atë vetëm se po afrojnë zgjedhjet dhe i duhet vota e tyre!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit