-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada gjermane: Drejtësi për Bunjakun, Radoiçiç minon paqen

Kryesoret

Ambasada gjermane kërkon që drejtësia duhet të vendoset për vrasjen e Afrim Bunjakut 24 shtatorin e vitit të kaluar nga grupi i Radojcicit. Ambasada e Gjermanisë ia kujton Beogradit faktin se Milan Radoiçiç, autori i këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.

“Një vit më parë, gjatë sulmit të tmerrshëm në Banjskë, polici i Kosovës Afrim Bunjaku humbi jetën. Sakrifica e tij nuk do të harrohet, por fakti mbetet: Milan Radoiçiq, autori i supozuar pas këtij krimi, pavarësisht se ka pranuar përgjegjësinë, është ende i lirë në Serbi.

Dështimi për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit, pavarësisht pranimeve të qarta të fajit, minon paqen në rajon dhe dërgon një mesazh të rrezikshëm. Drejtësia duhet të vendoset. Nuk ka më vonesa apo justifikime”, thuhet në reagimin e Ambasadës gjermane.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit